Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Shqipëria lehtëson masat antiCovid

Shqipëria lehtëson masat antiCovid

Komiteti i Ekspertëve në vlerësim të situatës me pandeminë në vendin tonë ka vendosur të lehtësojë disa nga masat e vendosura kundër koronavirusit.


Komiteti vendosi të shtyjë orën policore nga ora 20:00 në 22:00 për qytetarët dhe gjithashtu për baret dhe lokalet duke filluar nga dita e hënë, raporton A2.

“Në vlerësim të situatës dhe indikatorëve  dhe ecurisë së planit të vaksinimit masiv sot ka vendosur të ndërmarrë disa masa të reja. Komiteti Ka vendosur të zgjasë orën e qarkullimit nga ora 22:00 e mbrëmjes duke filluar nga dita e nesërme. Zgjatet dhe orari i hapjes së bareve dhe restoranteve. Të gjitha masat e tjera do të qëndrojnë siç janë. Kemi propozuar rihapjen e fluturimeve me Mbretërinë e Bashkuar. Më duhet të shtoj se kemi patur një tjetër arsye që na ka motivuar në vendimin tonë. Lehtësimi i argjerimit për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit, që nis në datën 13 Prill. Duke uruar një muaj sa më të lehtë dhe të mbarë, dëshiroj të përsëris thirrjen time që të mbajmë parasysh dhe mos neglizhojmë asnjë moment masat anticovid”, deklaroi ministrja Manastirliu.

Lexo edhe

Video

error: