Shqipëria konfirmon 44 të infektuar sot me koronavirus

Shqipëria konfirmon 44 të infektuar sot me koronavirus

Në 24 orët e fundit në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 44 qytetarë nga 914 testime.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se gjatë kësaj periudhe kohore fatmirësisht nuk është shënuar asnjë rast me përfundim fatal.


Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 20.

Në gjithë vendin janë 209 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Po ashtu janë shëruar 93 qytetarë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 275.416 raste, prej tyre 271.710 janë shëruar, 209 janë raste aktive, ndërsa betejën me infeksionin e rrezikshëm e kanë humbur 3.497 pacientë.

Lexo edhe

Video