Ka nisur pjesa e dytë e ndeshjes miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë në “Air Albania” në Tiranë.
Italia është në epërsi me rezultat 2-1 pas pjesës së parë pasi bëri rikthim dhe përmbysje të rezultatit me dy gola të shpejtë të realizuara nga Di Lorenzo dhe Grifo, pasi Shqipëria e kishte shënuar golin e avantazhit në minutën e 20-të, raporton KosovaPress.
Kuqezinjt të drejtuar nga Edi Reja do të kërkojnë që ta rikthejnë rezultatit duke e kërkuar së pari golin e barazimit.