Shqipëria e pëson nga Izraeli, Zvicra befason Spanjën

Shqipëria e pëson nga Izraeli, Zvicra befason Spanjën

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kombeve, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Bloomfield”, Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar humbje nga Izraeli me rezultat 2:1, përcjell KosovaPress.

Golat për izraelitët i shënuan Weissman (minuta e 46’) dhe Baribo (minuta e 90+2’), kurse golin e nderit për “kuqezinjtë” e shënoi Myrto Uzuni në minutën e 88’.

Fitore sot regjistroi edhe Kombëtarja e Zvicrës, e cila si mysafire e befasoi Spanjën me rezultat të ngushtë 2:1.

Golin e vetëm te Spanja e shënoi mbrojtësi Jordi Alba në minutën e 55’, kurse te Zvicra golashënues ishin Manuel Akanji (minuta e 21’) dhe Breel Embolo (minuta e 58’).

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni rezultatet e të gjitha ndeshjeve të sotme të Ligës së Kombeve.

Liga A

Republika e Çekisë 0:4 Portugalia

Spanja 1:2 Zvicra


Liga B

Armenia 0:5 Ukraina

Sllovenia 2:1 Norvegjia

Izraeli 2:1 Shqipëria

Skocia 2:1 Irlanda

Serbia 4:1 Suedia

Liga C

Irlanda e Veriut 2:1 Kosova

Qipro 1:0 Greqia  

Lexo edhe

Video