Shqipëria e pëson në fund, barazon me Islandën

Shqipëria e pëson në fund, barazon me Islandën

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Islandës, ku nuk është përcaktuar fituesi.

Pas afro 100’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Air Albania”, Shqipëria nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Islandën, raporton KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Ermir Lenjani, i cili kaloi “kuqezinjtë” në epërsi prej 1:0 në minutën e 35’.


Ndërkaq, kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit me fitore të Shqipërisë, ishte Mikael Anderson ai i cili ia mohoi gëzimin “kuqezinjëve”, ku shënon në minutën e 90+7’ shtesë për ta barazuar rezultatin për Islandën.

Goli i Anderson rezultoi të jetë i fundit i kësaj ndeshje, e cila mbyllet e barabartë me shifrat 1:1.

Me pikët e reja, Islanda zë vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës B me katër pikë të arkëtuara, kurse Shqipëria renditet e treta me vetëm dy pikë të tubuara.

Lexo edhe

Video