Shqipëria dhe Rusia përplasen në OKB për Ramush Haradinajn

Shqipëria dhe Rusia përplasen në OKB për Ramush Haradinajn

Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, si dhe ai rus, rus Vasily Nebenzya, kanë pasur një debat në lidhje me kriminelët e luftës, duke sjellë edhe përplasjet e para të presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Përfaqësuesi rus ka kërkuar që të ashtuquajturit kriminelë të luftës në ish-Jugosllavi të mos harrohen dhe të falen nga institucionet e drejtësisë, duke përmendur këtu edhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.


Mirëpo, Hoxha i ka kthyer përgjigje duke i kujtuar rusit se Haradinaj ishte gjykuar dy herë dhe në të dy rastet ishte liruar nga akuzat për krimet e pretenduara të luftës.

“Nuk duhej ta përmendnit Haradinajn sepse ai u gjykua dy herë tashmë dhe të dy herët është shpallur i pafajshëm. Ai nuk u fsheh, nuk u arratis, dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit, dhe iu dorëzua vetë drejtësisë, u përball me faktet, fitoi dhe tani është i lirë. A do ta bëjnë të njëjtën gjë, ushtarët dhe politikanët rusë të akuzuar për krimin e agresionit dhe krime të tjerë serioze?”, tha ambasadori Ferit Hoxha.

Lexo edhe

Video