Shqipëri, sekuestrohen 17 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 56 vjeçari

Shqipëri, sekuestrohen 17 mijë euro të padeklaruara, procedohet penalisht 56 vjeçari

Policia ka sekuestruar 17 mijë euro të padeklaruara në Kapshticë, ndërsa është proceduar penalisht një 56 vjeçar.

Policia e Shtetit sot ka informuar se paratë e padeklaruara i janë gjetur 56 vjeçarit me inicialet S.A, banues në Adapazar, Turqi.


“Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në kuadër të kontrolleve të shtuara, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm një automjet kamion tip “Benz”, me drejtues shtetasin turk S. A., 56 vjeç, banues në Adapazar, Turqi. Gjatë kontrollit të ushtruar, 56-vjeçarit iu gjetën në çantën e dorës dhe në xhup, 17.000 euro të padeklaruara. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.”, ka informuar Policia.

Veprimet e mëtejshme procedurale, sipas Policisë, janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, të cilët kanë referuar materialet në Prokurori për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Ndërkohë, materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.

Lexo edhe

Video