Shqipëri: Rriten ndjeshëm rastet me COVID-19

Shqipëri: Rriten ndjeshëm rastet me COVID-19

Shqipëria ka regjistruar për të dytën ditë radhazi shifra të vdekjes si pasojë e koronavirusit, pas një periudhe të gjatë.

Ashtu si dje, edhe ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për një viktimë.


Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 550 raste të reja, nga 1537 testime gjithsej, ndërsa janë shëruar 210 persona, ndërsa ka vdekur një qytetar nga Tirana 81-vjeç.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë- 340. Janë 2.164 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 19 pacientë.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar gjithsej 279.717 raste, prej tyre 274.054 janë shëruar, 2.164 janë raste aktive, ndërsa kanë vdekur 3.499 persona.

Lexo edhe

Video