Shqipëri, publikohen për herë të parë përgjigjet e testeve serologjike

Shqipëri, publikohen për herë të parë përgjigjet e testeve serologjike

Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka publikuar këtë të premte rezultatet nga testet serologjike, që kanë nisur prej së hënës së kaluar.


Shefja e Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini deklaroi se në Laboratorin e Mikrobiologjisë në QSUT po vazhdon procesi i testimeve serologjike për grupet më të riskuara, ku përfshihet dhe validimi i tyre në lidhje me specificitetin dhe sensitivitetin ndaj COVID-19.

“Deri tani janë testuar 440 staf mjekësor dhe pacientë të konfirmuar, me një nivel 11.2 % të pozitivitetit të përgjithshëm. Këto janë rezultate paraprake dhe në ditët në vazhdim pritet të merret një kampion më i madh, kështu që këto rezultate mund të ndryshojnë. Në një fazë të dytë do të zgjerojmë testimin në popullatë për të parë % e saj që e ka kaluar sëmundjen”, deklaroi ajo.

Lexo edhe

Video

error: