Shqipëri: Mbi 848 mijë vaksinime antiCOVID nga fillimi i fushatës

Shqipëri: Mbi 848 mijë vaksinime antiCOVID nga fillimi i fushatës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në Shqipëri janë kryer gjithsej 5.895 vaksinime antiCOVID.

Ajo në një postim në Twitter ka shkruar se procesi i vaksinimit po ecën me ritme të shpejta, ndërkohë që, nga fillimi pandemisë janë kryer 848.430 vaksinime.


Një tjetër lajm i mirë është se Vlora është qarku i parë ku nuk ka më raste aktive me koronavirus, ndërsa aktualisht janë 136 raste aktive në të gjithë vendin.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar vetëm 8 raste të reja me koronavirus.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: