Shqipëria dhe Kosova miratuan sot rregullat e tregut të energjisë elektrike për funksionimin e Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike, ALPEX sh.a. Rregullat u miratuan nga bordet e dy institucioneve Entit Rregullator të Energjisë (ERE) në Shqipëri, dhe Zyrës Rregullatore të Energjisë, në Kosovë.
Kryetari i Bordit të Energjisë Elektrike (ERE), Petrit Ahmeti deklaroi se miratimi i rregullave për funksionimin e ALPEX, vendos bazat për krijimin e tregut të përbashkët të energjisë elektrike të dy vendeve. “Shqipëria dhe Kosova janë palë nënshkruese të Traktatit të Energjisë dhe janë zotuar në krijimin e një tregu konkurrues dhe transparent të energjisë, ndaj modelet e tregjeve të dy vendeve parashikojnë që nëpërmjet ALPEX të zbatohet modeli i synuar europian i tregut”, tha Ahmeti.
Shqyrtimi i rregullave të ALPEX përmbylljen e kornizës rregullatore lidhur me krijimin e një tregu të përbashkët. “Tregu i përbashkët i energjisë do të përmirësojë sigurinë e furnizimit me energji elektrike për të dyja vendet, duke pasur parasysh se të dy vendet tona kanë sistem komplementar të prodhimit të energjisë elektrike, si dhe do ti hapë rrugë tërheqjes së investimeve nga burimet e ripërtëritshme”, tha ai.
Roli i rregullatorëve të dy vendeve do të jetë mbikëqyrja e tregut. ALPEX-i ka si funksion të kryejë disa nga përgjegjësitë e Operatorit të Tregut në Shqipëri dhe Kosovë; të sigurojë funksionimin dhe operimin e duhur të platformës së tregtimit për Tregun e Ditës në Avancë dhe Tregun Brenda së Njëjtës Ditë.