Shqipëri: Kërkohen zgjedhje të reja në 6 bashki, të martën Kushtetuesja shqyrton ‘30 qershorin’

Shqipëri: Kërkohen zgjedhje të reja në 6 bashki, të martën Kushtetuesja shqyrton ‘30 qershorin’

Të martën pritet të marrë fund konflikti për zgjedhjet lokale të vitit 2019 në Shqipëri, pasi Kushtetuesja do të mblidhet për të vendosur nëse ato ishin legjitime apo jo.  

Socialistët janë gati për një përballje të parakohshme elektorale lokale me demokratët në 6 bashki. Por, një ditë pas gatishmërisë së shprehur nga selia rozë, në selinë blu askush nuk flet për zgjedhje.  

Ilir Meta deri më sot ka refuzuar të dekretojë një datë për zgjedhje në ato bashki, të cilat humbën kryetarin rrugës, pasi  nuk pranonte të njihte 30 qershorin,  por Partia Socialiste pret që presidenti të ndryshojë qëndrim pas vendimit të pritshëm nga Gjykata Kushtetuese.

Opinioni final i Venecias që rrëzoi presidentin duke lënë në fuqi zgjedhjet vendore, të cilat opozita i bojkotoi pritet t’u lehtësojë peshën e vendimmarrjes 7 gjyqtarëve kushtetues.  


Nëse anëtaret e kësaj gjykate do t’i referohen mendimit të juristëve ndërkombëtarë, të cilëve u kërkuan ndihmë, 30 qershori do të vuloset edhe nga Kushtetuesja.

Zgjidhja e këtij konflikti ligjor pritet t’i hapë dritën jeshile mundësisë së zhvillimit të zgjedhjeve lokale të parakohshme në 6 bashki që kanë mbetur pa kryetar për shkak të dekriminalizimit.

Shkodra ishte bashkia e parë që hapi siparin e largimeve pasi Valdrin Pjetri dha dorëheqjen pa marrë ende detyrën, për shkak të problemeve me drejtësinë. Kryebashkiaku i  dytë socialist që ra në rrjetën e dekriminalizimit ishte Agim Kajmaku i Vorës. Të njëjtin fat pati edhe kryebashkiaku socialist i Lushnjës, i arrestuar nga SPAK për korrupsion.

Durrësi dhe Dibra mbeten pa kryetar për shkak se Dionis Imeraj  dha dorëheqjen, ndërsa një deklaratë e pamenduar gjatë tërmetit të nëntorit 2019 do t’i kushtonte mandatin kryebashkiakes së Durrësit Valbona Sako. Ndarja nga jeta e Haxhi Memollës la pa kryebashkiak të zgjedhur Rrogozhinën.

Nga gjashtë bashki, Shkodra është e vetmja që drejtohet nga një kryetare me mandat të përfunduar kushtetues, pasi Voltana Ademi vendosi të qëndrojë në detyre, ndërsa pesë bashkitë e tjera vijojnë punën me kryetar të komanduar./tch

Lexo edhe

Video

error: