“Shqipëri, dashuri pa kufi”, vjen reagimi nga Daku: Ndjesë nëse kam fyer dikë
Lexohet për: 2 min.
15-Daku
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Mirlind Daku ka reaguar pasi sjellja e tij u dënua nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Pas ndeshjes me Kroacinë, Daku bëri thirrje “vrisni maqedonët” drejt tifozëve, gjë kjo e cila përhapi reagime të shumta, raporton KosovaPress.

Tani, vetë Daku ka reaguar për këtë gjë, duke kërkuar falje për të gjithë ata që janë lënduar nga thirrjet e tij, ndërsa fajin ua la emocioneve të tij.

“Së pari dua të jem falënderues ndaj të gjithë atyre që na kanë përkrahur në momentet e mira dhe të vështira në Euro 2024. Si çdo futbollist, në ato momente emocionet janë në një nivel tjetër, ku vetëm brenda fushës mund të kuptohen, është e vështirë të përshkruash ndjenjën e të luajturit për këtë Kombëtare, për këta tifozë të mrekullueshëm që na japin dashuri pa kufi, ashtu siç është dhe moto jonë, ‘Shqipëri, dashni pa kufi’. Ndjesë nëse kam fyer dikë pas ndeshjes me Kroacinë, afekti i lojës e bën të vetën, unë vazhdoj të punoj së bashku me gjithë grupin rreth ëndrrave tona. Falja është burrërore, dhe e ndjej obligim moral dhe profesional ta bëj një gjë të tillë, për gjithë ata që janë lënduar”, shkroi Daku në “Facebook”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024