Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Shqipëri – Bjellorusi, ndeshja vendimtare zhvillohet të mërkurën

Shqipëri – Bjellorusi, ndeshja vendimtare zhvillohet të mërkurën

Fitorja me rezultat 3-1 ndaj Kazakistanit të dielën e ka vendosur Shqipërinë në një pozitë ideale për të luftuar për vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, raporton KosovaPress.

Tani, Kombëtarja e Shqipërisë, e drejtuar nga trajneri Edi Reja, do të ballafaqohet me Bjellorusinë, ndeshje kjo e cila zhvillohet të mërkurën në “Air Albania” me fillim nga ora 16:00.


Rivali i së mërkurës është duke e kryesuar grupin me 10 pikë pas pesë ndeshjeve dhe fitorja eventuale ndaj tyre do t’ia siguronte kuqezinjëve vendin e parë në këtë grup dhe si rrjedhojë edhe kualifikimin direkt për në fazën e grupeve të Kampionatin Evropian, EURO 2021.

Shqipëria pozicionohet në vendin e dytë në grup me tetë pikë të mbledhura.

Lexo edhe

Video

error: