Shqipëri, arrestohet 57 vjeçari që e kërcënoi nipin me jetë

Shqipëri, arrestohet 57 vjeçari që e kërcënoi nipin me jetë

Një 57 vjeçar u arrestua në Kavajë, pasi e kërcënoi nipin e tij me jetë për motive pronësie.

Gjatë kontrollit të banesës së 57-vjeçarit, Policia sot informoi se në cilësinë e provës materiale, sekuestroi një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak.


“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi A. S., 30 vjeç, se xhaxhai i tij e kishte kanosur se do ta vriste, për motive pronësie, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Property”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit: – I. S., 57 vjeç, banues në Kavajë. 57-vjeçari ka kanosur për jetën nipin e tij, shtetasin A. S., 30 vjeç, për motive pronësie.”, informoi Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lexo edhe

Video