Ngriten shqetësime për vendosjen e antenave ilegale të telefonisë mobile në veri

Disa informata shqetësuese ka pranuar Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se është shtuar numri i antenave dhe operimeve të pa autorizuara nga operatorët e telefonisë mobile në veri dhe në disa pjesë të tjera të Kosovës.

Në anën tjetër, Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), vazhdon ta ndëshkojë Telekomin e Kosovës nga 5 mijë euro për çdo muaj për mosimplementim të kodit shtetëror +383.

Kështu ka thënë për KosovaPress, kryetari i bordit të ARKEP-it, Nazim Rahimi, për çka bëri me dije se kanë ngritur një njësit për verifikimin e tyre që pritet të ndodhë javën tjetër në atë pjesë të Kosovës.

“Konfirmoj me bindje të plotë se në territorin e Republikës së Kosovës nuk kemi operime ilegale të operatorëve mobil që nga marrëveshja e Brukselit në vitin 2015. Mirëpo, ne disa shqetësime i kemi pranuar këto ditë dhe kemi ngritur një njësit, i cili shumë shpejt do të bëj verifikimin në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë këtu edhe matjet që do të realizohen në veri të Kosovës… Ka pasur informata për ngritje të shqetësimeve se është shtuar numri i antenave dhe operime të pa autorizuar e kështu më radhë që ne do t’i verifikojmë dhe do të dalim me qëndrim zyrtarë pas matjeve dhe verifikimeve që do t’i bëjmë gjatë javës së ardhshme”, thekson Rahimi.

Sa i përket Telekomit të Kosovës, Rahimi në një intervistë për KosovaPress, thotë se kjo kompani publike përshkak të krizës financiare ende nuk po arrin ta implementojë në tërësi migrimin e numrave që kërkohet me kodin e ri.

Rahimi thotë se mbeten të përkushtuar që me menaxhmentin e Telekomit dhe institucionet tjera të gjejnë një zgjidhje për implementimin e këtij kodi shtetëror.


“Për sa i përket Telekomit, është e vërtet se kjo kompani ka borxhe ndaj ARKEP-it, të cilat ne jemi duke i diskutuar edhe me Telekomin, por edhe me instancat qeveritare për çka mendoj se shumë shpejt do të bëhet një zgjidhje konkrete dhe të përfundojë kjo periudha e borxheve ndaj ARKEP-it…Absolutisht për çdo muaj për mosimplementim të kodit shtetëror ndëshkohet me 5 mijë euro në muaj. Kjo është vazhdimësi dhe deri në momentin e implementimin e kodit +383, jo vetëm Telekomi por edhe operatorë të tjerë do të ndëshkohen në rast se nuk kanë implementuar”, thotë Rahimi.

Kreu i bordit të ARKEP, Rahimi beson se me mjetet e ndara me buxhetin 2022, për subvencionim të Telekomit, kjo kompani do arrijë të bëjë zgjidhje. 

Derisa ai bëri të ditur se borxhi i Telekomit ndaj ARKEP-it ka arrit rreth 10 milionë euro.

Rahimi: 9.7 milionë euro është borxhi i Telekomit ndaj ARKEP-it

Video

“Për shkak të problemeve financiare ka arrit deri tash, por jemi optimist që në këtë vit, por edhe në vitin vijues ku Telekomit i janë para parë një vlerë e caktuar subvencionimit besoj që kjo çështje do të zgjidhet në bashkëpunim me Telekomin dhe institucionet qeveritare. Vlera është diku 9.7 milionë euro”, thotë ai.

Lexo edhe

Video