Shpëtohen minatorët e bllokuar në Zimbabve
Lexohet për: 2 min.
minator Zimbabvea
1 vit më parë
Linku u kopjua

15 minatorët e bllokuar pas shembjes së një miniere ari në provincën Manicaland të Zimbabve u shpëtuan me sukses të dielën.

Minatorët u bllokuan nën tokë të enjten në minierën Redwing të drejtuar nga kompania “Metallon Corporation” në zonën Penhalonga të provincës Manicaland, pasi një pjesë e minierës u shemb.

Qeveria nxitoi të ndihmojë në shpëtimin e minatorëve, duke u bashkuar me ekspertë të minierave nga “Metallon Corporation” dhe “Fredda Rebbeca Gold Mine”.

"Të gjithë dolën të gjallë," tha për Anadolu ministri i Minierave të Zimbabve, Soda Zhemu.

Edhe zëdhënësi i qeverisë Nick Mangwana, për Anadolu pas përfundimit të operacionit të shpëtimit konfirmoi shpëtimin e minatorëve.

Në një deklaratë të lëshuar pas incidentit, OJQ-ja lokale Qendra për Kërkime dhe Zhvillim, shprehu shqetësim për jetën e minatorëve.

James Mupfumi, drejtori i OJQ-së, pas aksidentit bëri një thirrje telefonike, duke nxitur një numër të madh banorësh që të dalin për të shpëtuar minatorët.

Miniera është në pronësi të parlamentarit në pushtet Zanu-PF për elektoratin Mabvuku-Tafara në Harare, Pedzisai Scott Sakupwanya.

Janarin e vitit të kaluar, 26 njerëz u raportuan të vdekur nga shembjet në të njëjtën minierë. /AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025