Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se është i tronditur për siç thekson ai “mjetet shpërthyese në shumë pjesë të Kosovës”.
Ambasadori Hovenier në platformën “X” ka shkruar se i dënojnë këto akte dhune dhe i bëri thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë.
“I tronditur thellë kur lexova raportet e mjeteve shpërthyese të përdorura në shumë pjesë të Kosovës. Ne i dënojmë këto akte dhune dhe u bëjmë thirrje autoriteteve të kryejnë një hetim të plotë dhe të nxjerrin autorët para drejtësisë”, ka shkruar Hovenier në Twitter.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka theksuar se hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë.
Deeply dismayed to read reports of explosive devices used in multiple parts of Kosovo. We condemn these acts of violence and call on the authorities to conduct a thorough investigation and bring the perpetrators to justice.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) September 22, 2023