Shpërthimi i bombolës, Komuna e Mitrovicës ndihmon me 20 mijë euro familjen Brahimi
Lexohet për: 1 min.
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Komuna e Mitrovicës ka marrë vendim të ndajë 20 mijë euro ndihmë për familjen Brahimi nga Kçiqi, e cila u prek nga shpërthimi i bombolës së gazit.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza përmes një postimi sot në Facebook.

“Me qëllimin që t’iu dalim në ndihmë familjes Brahimi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove”, ka shkruar ai, duke iu uruar shërim të shpejtë personave të lënduar.

Sipas Policisë së Mitrovicës, në një shpërthim nga bombola e gazit mbrëmë në Kçiq të Mitrovicës janë lënduar 13 persona.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë, prej nga janë transferuar në QKUK ku katër prej tyre i janë nënshtruar operimit për shkak të djegieve të shkallës së dytë dhe të tretë.

Shpërthen bombola e gazit, 13 të lënduar në Kçiq të Mitrovicës • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025