Shpërthim në Vlorë, në gjendje të rëndë një 33-vjeçar

Shpërthim në Vlorë, në gjendje të rëndë një 33-vjeçar

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur sot pasdite në zonën e “Skelës” në Vlorë.

Nga të dhënat e para mësohet se një person, i cili është identifikuar si shtetasi Indrit Sadedinaj, ka mbetur i plagosur nga kjo ngjarje.


Mësohet se 33-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës pasi ka marrë lëndime të shumta në gjymtyrë.

Policia ka dalë me një deklaratë në lidhje me ngjarjen, duke bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur jashtë një pallati, ndërsa i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.

“Më datë 18.12.2021, rreth orës 15:10,  në lagjen “10 Korriku”,  jashtë një pallati ka shpërthyer në rrethana ende te paqarta një sasi lënde, dyshohet eksplozive e për pasojë është dëmtuar  shtetasi I.S., i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia shqiptare./A2

Lexo edhe

Video