Shpërthim në Nju Jork, një i vdekur e nëntë të plagosur

Shpërthim në Nju Jork, një i vdekur e nëntë të plagosur

Një person ka humbur jetën sot, ndërsa nëntë janë lënduar nga shpërthimi i gazit, i cili shkaktoi zjarr dhe shembje të pjesshme të një ndërtese në Nju Jork.

Sipas zjarrfikësve, në mesin e të plagosurve janë pesë policë.

Një zëdhënës i shërbimit zjarrfikës tha se incidenti ndodhi në një rrugë në Bronx, sipas Reuters.


Policia tha se gruaja 77-vjeçare u shpall e vdekur në vend, përcjell NBC News.

Pamjet e publikuara tregojnë një re tymi që ngrihet mbi ndërtesë.

Lexo edhe

Video