Shpërthim në një xhami në Afganistan, ka të vdekur

Shpërthim në një xhami në Afganistan, ka të vdekur

Disa persona u vranë në një shpërthim të fuqishëm sot në xhaminë në qytetin Kunduz në Afganistan, konfirmoi zëdhënësi i talebanëve, Zabibula Mujahid.

“Një shpërthim ndodhi në xhaminë e bashkatdhetarëve tanë shiitë këtë pasdite, në të cilin disa nga bashkatdhetarët tanë u vranë dhe u plagosën,” shkroi ai në Twitter.

Ai shtoi se njësitë speciale u dërguan në vendngjarje, raporton Reuters. Një burim i AP konfirmoi më parë se shpërthimi ndodhi në xhaminë shiite në Kunduz, kryeqyteti i provincës me të njëjtin emër në veri të vendit.


Dëshmitarët thonë se shpërthimi ndodhi gjatë një lutjeje tradicionale të së premtes. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Javët e fundit, disa sulme janë regjistruar në Afganistan, përfshirë atë në xhaminë në Kabul, për të cilin Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë.

Lexo edhe

Video

error: