Shpërthim në një xhami në Afganistan, ka të plagosur

Shpërthim në një xhami në Afganistan, ka të plagosur

Të paktën 15 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim në një xhami në Afganistan, i cili ka ndodhur gjatë namazit të sotëm.

Shpërthimi ndodhi në rrethin Spin Ghar në provincën Nangarhar, raportoi CNN. Mes të plagosurve është edhe një imam.

Një zyrtar i paidentifikuar i talebanëve konfirmoi shpërthimin dhe mundësinë e lëndimeve të shumta.


Deri më tani, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, i fundit në një seri sulmesh në xhami në të gjithë Afganistanin që vë në pikëpyetje deklaratat e talebanëve se ata siguruan paqen në vend pas dekadash lufte.

Xhamia në Nangarhar vizitohet nga myslimanët sunitë, ndërsa sulmet e mëparshme, që nga ardhja e talebanëve në pushtet, kanë shënjestruar xhamitë shiite, veçanërisht ato të frekuentuara nga anëtarët e grupit etnik të minoritetit Khazar.

Sulmet ndaj xhamive shiite u kryen nga grupi militant sunit, Shteti Islamik.

Lexo edhe

Video

error: