Shpërthen zjarri në objektin e një autoservisi në Prishtinë

Shpërthen zjarri në objektin e një autoservisi në Prishtinë

Në mëngjesin e së hënës ka ndodhur një incident zjarri në lagjen Lakrishtë në Prishtinë. Aty është përfshirë nga zjarri një objekt për servisimin e automjeteve. Zjarri shumë shpejtë është lokalizuar dhe s’ka pasur të lënduar nga ky incident.


Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për KosovaPress se nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen. Lakrishtë, në Prishtinë.  Nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, bëri të ditur ajo./KosovaPress

Lexo edhe

Video