Shpenzimet komunale, Aliu: Kemi kursyer dhe shpenzuar 96 për qind të buxhetit
Lexohet për: 1 min.
aliu-010224
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Në mbledhjen e mbajtur të Kuvendit komunal të Shtimes, kryetari i kësaj komune, Qemajl Aliu ka deklaruar se qeverisja e tij ka realizuar 96% të buxhetit të vitit 2023. Ai theksoi se pika kryesore e kësaj qeverisje është kursimi i buxhetit komunal.

Aliu, derisa ka përmendur  organizimin e aktiviteteve komunale, promovimin e librave dhe pritjen e shumë mysafirëve ne komunën e Shtimes, ai tha se i gjithë buxheti i shpenzuar është i arsyeshëm.

Aliu potencoi se qeverisja aktuale në krahasim me qeverisjen e kaluar buxhetin komunal po e shpenzon tre herë më pak për një vit.

Po ashtu, Aliu përmendi shpenzimet e drekave, udhëtimeve, karburanteve dhe tha se në shumë raste vet ai dhe ekipi i tij nuk i marrin as mëditjet.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025