Enver Bajçinca dhe ministri Aliu diskutojnë për problemet urbane në Fushë Kosovë

Enver Bajçinca dhe ministri Aliu diskutojnë për problemet urbane në Fushë Kosovë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Bajçinca së bashku me kandidatin për asamble komunale, njëherit edhe koordinator i nënkomitetit për urbanizëm dhe infrastrukturë, Shpend Bardiqi, sot kanë takuar ministrin e Infrastrukturës dhe Ambientit, Liburn Aliu.


Bajçinca ka shkruar në Faceboob se Fushë Kosova ka një numër problemesh urbane të ndërlidhura me këtë ministri.

“Ministri Aliu dëgjoi idetë tona në lidhje me disa nevoja urgjente që ka komuna, në mënyrë që të arrihet një jetë më e lehtë. Për shkak të zhvillimit kaotik dhe pa një qasje të integruar sekotriale, Fushë Kosova është përballuar me bllokada serioze, sidomos si pasojë e problemeve në infrastrukturë. Ne gjetëm përkrahje për disa ide për intervenimin në rrugën e Pejës, siç është krijimi i disa daljeve të reja nga lagjet, gjë që do të mundësonte shkarkimin e trafikut në Fushë Kosovë”, ka shkruar Bajçinca.

Lexo edhe

Video

error: