Shpejtim Bulliqi prezanton Projektin e Zonës Industriale në Podujevë

Shpejtim Bulliqi prezanton Projektin e Zonës Industriale në Podujevë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, njëherësh kryetari aktual, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar përmes një videoje në Facebook, siç është shprehur ai, projektin e Zonës Industriale, i cili do ta shndërrojë këtë komunë në portën e zhvillimit industrial të të gjithë vendit.

“Zona Industriale e projektuar në 49 parcela, me hapësira nga 6000 në 7000 metra katrorë, do të ofrojë gjithë infrastrukturën dhe hapësirën e nevojshme për prodhuesit tanë, për afaristët nga mërgata dhe gjithë investitorët e huaj që duan të investojnë në Podujevë. Realizimi i zonës do ta transformoj ekonominë tonë, duke krijuar vende pune për të rinjtë e komunës sonë”, ka thënë Bulliqi.

Në kuadër të zonës do të zhvillohen veprimtari të ndryshme, me theks në industrinë përpunuese, servise dhe shërbime, showroome për bizneset prodhuese ekzistuese etj. Bulliqi po ashtu ka bërë të ditur se do të ketë gjithashtu hapësira për rekreacion, parqe, gastronomi dhe hapësirat për administratën e zonës.

Lexo edhe

Video