Shpejtësia e lejuar në autostrada në Shqipëri nga 110 km/h, shkon në 130 km/h, rritet mosha për të mbajtur patentë

Shpejtësia e lejuar në autostrada në Shqipëri nga 110 km/h, shkon në 130 km/h, rritet mosha për të mbajtur patentë

Ndryshime në Kodin Rrugor të Shqipërisë, shpejtësia e lejuar në autostrada nga 110 km/h, shkon në 130 km/h, rritet mosha për të mbajtur patentë

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, ka diskutuar sot projektligjin “Për disa ndryshime në “Kodi Rrugor”, duke miratuar me konsensus disa ndryshime. Ndryshimet kanë të bëjnë kryesisht  me shpejtësitë e lejuar në autostradat shqiptare, si dhe rritjen e moshës për mbajtjen e lejes së drejtimit.

Pas disa diskutimesh, deputetët e komisionit kanë vendosur që shpejtësia e lejuar nëpër autostradat shqiptare nga 110 km/h që është aktualisht, të rritet në 130 km/h.

Sipas deputetëve në komision, por dhe ekspertëve të sigurisë rrugore që ishin të pranishëm në mbledhjen e komisionit parlamentar, autostradat në Shqipëri i kanë kushtet për lëvizjen e automjeteve në nivelin e shpejtësisë deri në 130 km/h.


Një ndryshim tjetër ishte edhe kufiri i moshës për të lejuar mbajtjen e patentës. Tashmë, me ndryshimet e miratuara në komision, qytetarët deri në 70 vjeç, do t’u lejohet mbajtja e patentës. Kohëzgjatja ndryshohet nga mosha 65 vjeç deri në 70 vjeç.

Vendim tjetër i miratuar në komision është dhe lejimi i mbajtjes së dy patentave. Kushdo qytetar shqiptar që zotëron një patentë të huaj, nuk do ti hiqet e drejta për të mbajtur edhe atë të vendlindjes.

Në komision u diskutua dhe për lëvizjen e monopatinave në rrugët interubane. Deputetët sugjeruan që të vendosen rregulla edhe për këta drejtues mjetesh.

Ndryshimet e propozuara dhe të miratuara në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, pritet të votohen edhe në Kuvend, ku kërkohet një shumicë e cilësuar votash, minimumi me 2/3 e votave të parlamentarëve. 

/rtsh.al

Lexo edhe

Video