“Shpata e ngrirë” në Gjakovë nga data 25 deri 28 maj

“Shpata e ngrirë” në Gjakovë nga data 25 deri 28 maj

KFOR-i do të organizojë ushtrimin “Shpata e ngrirë/Frozen Sabre” nga data 25 deri më 28 maj 2022 në zonën e stërvitjes ajrore të Gjakovës.

Gjatë periudhës së ushtrimit, komunitetet lokale mund të shohin një rritje të qarkullimit të mjeteve të transportit ushtarak dhe civil, ku do të përfshihen mjete të rënda dhe makineri për lëvizjen e dheut, të nevojshme për të përcaktuar skenarin e stërvitjes.


KFOR-i do të merr të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar çdo shqetësim që mund t’i shkaktohet popullatës, thuhet në komunikatë.

Ushtrimi do të vendoset në një kontekst të një operacioni në shkallë të gjerë reagimi ndaj emergjencave, ku personeli i KFOR-it do të sfidohet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të rivendosur lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të qetë dhe të sigurt në përputhje me parimet e Rezolutës 1244 të OKB-së të vitit 1999.

Lexo edhe

Video