Shpallet “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Shpallet “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare e kanë ndarë çmimin “Ylli i javës” edhe për këtë javë.

Epiteti i “Yllit të Javës” në xhiron e 35-të në Superligë i ka takuar futbollistit të Dukagjinit, Altin Merlaku. Kapiteni i Dukagjinit pati një tjetër paraqitje të shkëlqyeshme në këtë edicion, duke qenë më i merituari për fitoren kundër Llapit, me rezultat 3:2.


Merlaku realizoi “Hat-Trick” në këtë takim, duke ia siguruar tri pikë shumë të vlefshme skuadrës së Armend Dallkut në luftën për t’i ikur barazhit. Merlaku shënoi në minutat 25′, 52′ dhe 56′, derisa u shqua me lojë kreative gjatë tërë ndeshjes. Kjo është hera e dytë në këtë edicion që Merlaku e fiton këtë çmim, pasi edhe në javën e 30-të ishte shpallur më i miri.

Një javë para përfundimit të kampionatit, Dukagjini ndodhet në pozitën e 5-të me 49 pikë, dy më shumë se Malisheva, e cila ndodhet në pozitën e tetë, që dërgon në barazh.

Lexo edhe

Video