Shorti i plotë i Ligës së Kampionëve për femra, Vllaznia në “grupin e ferrit”

Shorti i plotë i Ligës së Kampionëve për femra, Vllaznia në “grupin e ferrit”

Është hedhur shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në kategorinë e femrave, pjesë e të cilës është edhe skuadra shqiptare, Vllaznia.

Kampioni në fuqi, Lyoni do të ballafaqohet me Arsenalin, përcjellë KosovaPress.

Skuadra shqiptare është shortuar në Grupin A që është jashtëzakonisht i vështirë pasi janë të përfshira edhe skuadra si Real Madrid-Chelsea dhe Paris-Saint-Germain.

Shorti i plotë i Ligës së Kampionëve për femra:


Grupi A: Chelsea, Paris St-Germain, Real Madrid, Vllaznia

Grupi B: Wolfsburg, Slavia Pragë, St Polten, Roma

Grupi C: Lyon, Arsenal, Juventus, Cyrih

Grupi D: Barcelona, ​​Bayern Munich, Rosengard, Benfica

Ende nuk janë caktuar datat e zhvillimit të ndeshjeve, por ato do të zhvillohen gjatë muajve tetor-dhjetor.

Lexo edhe

Video