Shorti i Carabao Cup prodhon derbi, Liverpooli mysafirë i Manchester Cityt – foto

Shorti i Carabao Cup prodhon derbi, Liverpooli mysafirë i Manchester Cityt – foto

Sot mësuam edhe skuadrën e fundit e cila siguroi biletën drejt raundit të katërt të Carabao Cup, ku Manchester United e eliminoi Aston Villan me rezultat 4:2.

Me të përfunduar kjo përballje u kompletuan 16 skuadrat e fundit të cilat kanë siguruar kualifikimin tutje në këtë garë, raporton KosovaPress.

Tani, kemi mësuar edhe çiftet e radhës së raundit të katërt të Carabao Cup, ku është hedhur shorti, i cili edhe ka prodhuar ndeshje derbi.


E gjithë vëmendja do të jetë te super përballja mes Manchester Cityt dhe Liverpoolit, ndërsa ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Manchester United e Burnleyt.

Po ashtu, fatin e saj në Carabao Cup e ka mësuar edhe Leicester City, e cila përballë e ka skuadrën e Milton Keynes Dons.

Ndërkaq, shortin e plot të Carabao Cup e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video