Short i vështirë për KFF Hajvalinë në Ligën e Kampionëve, në grup me Benfican e Twenten – foto

Short i vështirë për KFF Hajvalinë në Ligën e Kampionëve, në grup me Benfican e Twenten – foto

Sot është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, në kuadër të femrave, ku skuadra kosovare, KFF Hajvalia ka mësuar kundërshtarët e saj.

Shorti e ka vendosur KFF Hajvalinë në Grupin 8 të Ligës së Kampionëve, së bashku me skuadrat e tjera si Benfica, Twente e Agaristas, përcjell KosovaPress.


Ndeshjen e parë në kuadër të këtij grupi, vashat e Hajvalisë do ta zhvillojnë pikërisht kundër gjigantit portugez, Benficas.

Ndërkaq, të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Holandë.

Shortin e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video