Shoqëria civile kërkon nga partitë politike të mos bëjnë presione mbi KQZ-në

Shoqëria civile kërkon nga partitë politike të mos bëjnë presione mbi KQZ-në

Organizatat e shoqërisë civile kërkuan sot nga partitë politike që të ndalojnë presionin dhe sulmet ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi që ky i fundit ka marrë përgjigje nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës se personat e dënuar për vepra penale në tri vjetët e fundit nuk mund të marrin pjesë në zgjedhje.

Në një reagim thuhet se vendimet për pjesëmarrjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit nuk merren individualisht nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ndaj së cilës thuhet se ka pasur kërcënime, porse ky institucion ka vepruar sipas përgjigjes së pranuar nga KGJK-ja në lidhje me listat e partive politike.

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në përgjigjen e tij ka bërë me dije personat të cilët janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri  vjetët e fundit, nuk mund të jenë pjesë e garës zgjedhore, në përputhje me Nenin 29 të Ligjit për Zgjedhje.

“Mbi të gjitha, KQZ ende nuk ka marrë vendim, andaj kjo nënkuptohet si presion për të ndikuar në vendimmarrjen e institucionit. Partitë politike duhet të ndalin presionet dhe gjuhën që mund të çojë drejt kërcënimeve dhe sulmeve ndaj organeve të pavarura kushtetuese dhe drejtuesve të tyre”, thuhet në reagimin  

e Demokraci për zhvillim (D4D), Demokraci Plus (D+), Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Lëvizja FOL, Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë, Iniciativa Kosova për Stabilitet (IKS), Iniciativa për Progres (INPO), Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Instituti Riinvest, Qendra për Politika dhe Avokim (QPA),


Rrjeti i Grave të Kosovës, Çohu, Ec Ma Ndryshe, Admovere, CEL Kosova,

OJQ Plejada, Sbunker, Qendra e Debatit, Shqipe Gjocaj dhe Krenar Shala aktivistë të shoqërisë civile.

Ndryshe, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve(KQZ), Valdete Daka i ka quajtur kërcënime të rrezikshme deklaratat e zyrtarëve politikë në adresë të saj lidhur me mos certifikimin e kandidatëve për deputetë, pasi që ligji dhe Gjykata Kushtetuese janë ato që ua pamundëson kandidimin dhe jo ajo.

Duke e larguar përgjegjësinë nga vetja, Daka tha se ajo nuk merr vendime në emër të KQZ-së, pasi i njëjti përbëhet edhe nga 10 anëtarë të tjerë që përfaqësojnë partitë politike.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më herët ka bërë të ditur, se 47 kandidatë në listat e partive që janë paraqitur në KQZ, janë shpallur fajtorë për vepër penale me vendim të shkallës së prerë të gjykatave.

Lexo edhe

Video

error: