Shoqëria civile do të përfshihet në hartimin e dokumenteve të politikave të MD-së

Shoqëria civile do të përfshihet në hartimin e dokumenteve të politikave të MD-së

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot priti në takim përfaqësues të shoqërisë civile të cilët janë të përshirë në trajtimin e çështjeve që kanë të bëjnë  me sektorin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Gjatë këtij takimi ministrja Haxhiu tha se Ministria e Drejtësisë do të jetë transparente dhe bashkëpunuese me shoqërinë civile, duke ua mundësuar kështu përfshirjen e tyre në iniciativa të hartimit të të gjitha dokumenteve të politikave që janë përgjegjësi e MD-së.

Ministrja Haxhiu tha se mbikëqyrja e punës nga shoqëria civile do të rrisë profesionalizmin dhe performancën e Ministrisë së Drejtësisë.


Në këtë takim është biseduar edhe për legjislacionin për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar,  Vettingun në kuadër të rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit, hulumtimin dhe adresimin e krimeve të luftës, politikat në fushën e të drejtave civile, çështjet pronësore dhe të drejtat e njeriut.

Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile kërkuan nga Ministria e Drejtësisë të trajtojnë me kujdes hartimin e politikave nga ky institucion.

 

Lexo edhe

Loading...
error: