Shoqata “Shpresa jetës” organizoi seminarin përmbyllës të aktiviteteve të Pedakosit
Lajme
Lexohet për: 3 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Projekti PEDAKOS, i cili për tri vite me radhë ishte shoqërues i 15 institucioneve parashkollore të vendit në rrugëtimin e tyre të ndryshimit dhe zhvillimit, tani është në fazën e tij përfundimtare.

Shoqata Shpresa Jetës, njëri nga partnerët e projektit përmbylli aktivitetet me një seminar përmbyllës që u organizua pranë kopshtit “Ganimete Terbeshi ob.5” në Gjakovë. Andaj më 13 janar, në seminar ishin të pranishëm përfaqësues të IP Ganimete Terbeshi me pjesëmarrje të drejtorit dhe edukatorëve, përfaqësues të “IP Tulipanet”, Rahovec, studentë të  Fakultetit të Edukimit të Gjakovës, përfaqësues të shoqatës Shpresa Jetës nga selitë Pejë dhe Prishtinë, dhe përfaqësues të organizatës implementuese të projektit, Volontari nel Mondo RTM.

Seminari organizuar synonte promovimin e përvojës së ndryshimit të kopshtit “Ganimete Terbeshi ob. 5” gjatë trevjeçarit me PEDAKOS. Fillimisht, pjesëmarrësit u ftuan në një vizitë të udhëhequr në të gjitha hapësirat e këtij institucioni duke shpjeguar përdorimin e tyre dhe të mjeteve dhe instrumenteve të reja që tashmë janë pjesë e procesit edukativ.

Pas një prezantimi të shkurtër mbi projektin PEDAKOS dhe Qasjes Reggio Emilia

 që u prezantua nga menaxheri ndërkombëtar i këtij projektit, seminari vazhdoj me disa prezantime nga Shoqata Shpresa Jetës për Institucionin parashkollor “Ganimete Terbeshi ob.5”, ku shfaqen ndryshimet që kanë ndodhur në: hapësirat edukative, ushqimin dhe të ushqyerit, pjesëmarrjen e familjeve dhe komunitetit, dokumentimi, përdorimi i materialeve të ripërdorura në mësimdhënie gjatë përditshmërinë së aktiviteteve edukative.

Gjithashtu u theksua që në përputhje me direktivat e projektit janë  realizuar projekte edukative të ndryshme me grupet e fëmijëve, projekte edukative këto tashmë të ruajtura dhe të ekspozuara nëpërmjet dokumentimit të paraqitur në hapësirat e ekspozimit dhe në broshura të ndryshme.

Vëmendje e madhe i është kushtuar aktiviteteve që synojnë përfshirjen e prindërve në jetën e kopshtit, pasi kanë gjeneruar një rritje të besimit dhe të numrit të fëmijëve më të lartë të regjistruar në Institucionin parashkollor “Ganimete Terbeshi ob.5”.

Të gjithë të ftuarit treguan interes dhe pjesëmarrje, vëzhguan me kureshtje hapësirat, materialet, dhe dokumentimin dhe vlerësuan lartë arritjet dhe ndryshimet pozitive të bëra me këtë projekt.

Kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS, financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasadës Italiane në Prishtinë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024