Shokohet Milani, Maignan mungon për 10 javë

Shokohet Milani, Maignan mungon për 10 javë

Milani ka konfirmuar se portieri Mike Maignan do të jetë jashtë fushës për të paktën 10 javë pasi iu nënshtrua operacionit në dorën e tij.

Maignan kishte dhimbje në kyçin e dorës së majtë për një muaj, së pari pasi priti penalltinë e Mohamed Salah në “Anfield”, pastaj me mori  një goditje tjetër nga Luis Suarez gjatë humbjes së tyre 2-1 në Ligën e Kampionëve ndaj Atletico Madridit.


Pas një konsultimi me specialistët, u vendos që ai të futet në operacion, përcjellë KosovaPress.

U raportua se ai do të ishte jashtë fushave për të paktën dy muaj, por sugjerimi tani është se do të jetë afër tre muaj.

Ndërkohë, Milani ka nënshkruar me 38-vjeçarin Antonio Mirante si lojtar i lirë deri në fund të sezonit.

Lexo edhe

Video