Shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci e pranon që për një moment e kishte zënë gjumi

Shoferi i autobusit që u aksidentua në Kroaci e pranon që për një moment e kishte zënë gjumi

Shoferi i autobusit të aksidentuar në Kroaci gjatë intervistimit nga policia ka pranuar se për një moment e kishte zënë gjumi derisa ishte në lëvizje. Kështu ka bërë të ditur zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiq.


“Sipas fakteve të vërtetuara deri tani, ka të bëjë me daljen e autobusit në anën jugore të rrugës. Autobusi po udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë, është kompania ‘Deva Tours’ me seli në Prishtinë. Shoferi i autobusit u gjet në vendngjarje ku edhe u arrestua. Një hetim është kryer, veprime tjera janë marrë për të filluar procedura penale. Deri më tash, kemi informacion se ka 10 persona të vrarë dhe 23 të plagosur rëndë ose lehtë. Shoferi u arrestua me dyshimin për drejtimin e një automjeti në mënyrë të papërshtatshme. Nuk mund të flasim për shkaqet e daljes nga rruga. Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por ne do të përcaktojmë të gjitha ato me kohë”, ka thënë Pranjiq, raporton index.hr

Lexo edhe

Video

4 Comments

Komentet janë të mbyllura.