Skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Shkupi, ka korrur sot një sukses fantastik, pasi ka shënuar fitore në ndeshjen e parë kundër Lincoln Red Imps, e vlefshme kjo për raundin e parë kualifikues drejt Ligës së Kampionëve.
Pas plot 90’ minutave lojë në stadiumin “National Arena Toshe Proeski”, me një lojtar më pak në fushë, skuadra e Shkupit ka shënuar fitore të lehtë me rezultat 3:0 kundër Lincoln Red Imps, përcjell KosovaPress.
Rezultatin i pari e zhbllokoi Mamadou Danfa, i cili shënon për 1:0 në minutën e 11’ të ndeshjes, kurse golin e dytë për Shkupin e realizoi Sunday Adetunji në minutën e 29’.
Goli i fundit i ndeshjes ishte autogol, pasi që Roy Chipolina shënon në portën e tij në minutën e 62’ për ta vulosur fitoren e Shkupit në 3:0.
Po ashtu, Shkupi mbeti me një lojtar më pak në fushë, pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë të Margvelashvillit në minutën e 54’.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 12 korrik, ku Shkupi do të jetë mysafirë në stadiumin “Victoria” në Gjibraltar.