Shkup, Kovaçevski pret në takim kryeministrin bullgar Petkov

Shkup, Kovaçevski pret në takim kryeministrin bullgar Petkov

Me ceremoni shtetërore, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, priti homologun e tij bullgar Kiril Petkov, i cili po qëndron në zyrtare në vendin tonë.


Në qendër të kësaj vizite mbetet rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm mes dy vendeve dhe për dinamikën e re më intensive të kontakteve dhe të dialogut që është me rëndësi të madhe për raportet mes dy vendeve.

Në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit nga Bullgaria, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt mbledhje plenare e kryeministrave të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe të Bullgarisë, Kiril Petkov, bashkë me anëtarët e të dy qeverive.

Në mbledhjen plenare të delegacioneve qeveritare nga të dyja shtetet u diskutua për rëndësinë e realizimit të projekteve në drejtim të përmirësimit të gjendjes në fushat konkrete mes dy vendeve për të cilat ministrat e të dy qeverive i prezantuar konkluzionet e tyre nga takimet dypalëshe.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.