Shkrumbohet banesa në Vlorë, humb jetën 55-vjeçari

Shkrumbohet banesa në Vlorë, humb jetën 55-vjeçari

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e së enjtes në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një person.


Bëhet e ditur se rreth orës 6:20, në lagjen “Rilindja”, është përfshirë nga flakët banesa e shtetasit Gj. B., rreth 55 vjeç, i cili jetonte i vetëm dhe vuante nga shëndeti mendor. Si  pasojë e flakëve ky shtetas ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen  dhe përcaktimin e shkakut të zjarrit./A2/

Lexo edhe

Video