Shkon në 60 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Malishevë

Shkon në 60 numri i të shëruarve nga COVID-19 në Malishevë

Bazuar në rezultatet e testimeve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, edhe dy pacientë nga Komuna e Malishevës janë shëruar, duke e çuar bilancin e përgjithshëm në 60.

Shërimi i dy pacientëve nga Malisheva është konfirmuar nga komunikimi zyrtar i Komunës së Malishevës me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.


Nënkryetari i Malishevës, Hajdin Berisha, ka uruar dy të shëruarit dhe pacientët që janë në pritje për shërim, me dëshirën që ata të rikuperohen sa më shpejt.

Ndryshe, Malisheva ka 76 të prekur me koronavirus, prej tyre 60 janë shëruar dhe në shërim e sipër janë edhe 15 persona, ndërsa një person ka vdekur.

 

Lexo edhe

Video