Shkon në 17 numri i të prekurve nga koronavirusi, dy lirohen nga Klinika Infektive

Shkon në 17 numri i të prekurve nga koronavirusi, dy lirohen nga Klinika Infektive

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se numri i të prekurve me koronavirus tashmë ka shkuar në 17.

Ai tha se pacientët janë në gjendje të mirë shëndetësore, teksa bëri të ditur se dy prej tyre janë liruar nga Klinika e Infektivës.

“Deri më sot në Kosovë janë testuar 271 mostra, të dyshimta, 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Gjendja e të prekurve në klinikë është stabile, përjashtim pacientit të moshuar qe po trajtohet me oksigjen herë pas herë”, tha ai.

Ai tha se gjatë javën që vjen në Kosovë do të vjen një kontingjent me pajisje shëndetësore, që është donacion.


“Ajo çka u them qytetarëve është që Mos të krijojnë frikë dhe panik sepse stoqet farmaceutike, edhe mos të ketë asnjë mundësi importi nga ky moment, ata kanë rezerva edhe për katër muaj për tu përballur me këtë situatë”, tha ministri i shëndetësisë në konferencën për gazetarë.

Po ashtu tha se janw OBSh-ja ka ndarë 7 milionë euro për përforcime të institucioneve të shëndetësisë kosovare.

Vitia tha se kapacitetet do të përforcohen edhe me lirimin e disa hapësirave të tjetra të klinikave qe do të jenë në shërbim të klinikës infektive.

“Spitaleve private u është kërkuar të vënë në dispozicion kapacitetet e tyre, sot kemi marrë përgjigjet e para pozitive nga to. Do ta kemi karantinën e parë gati, në momentin qe ka nevoje për një masë të tillë. Masa vlen për personat që vinë nga jashtë dhe paraqesin rrezik për përhapjen e virusit”, tha Vitia.

Lexo edhe

1 Comment

Comments are closed.

error: