SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Dubravë

SHKK parandalon futjen e kontrabandës në Dubravë

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth orës ‪09:15 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e substancës së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar duke u shpërndarë nëpër pjesë të brendshme të rrobës.


Me të hetuar këtë veprim, stafi përgjegjës për siguri ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, me ç` rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale.

I burgosuri i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, sipas procedurës, për rastin është njoftuar policia, thuhet në komunikatë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: