Shkencëtarët kanë zbuluar ADN-në dy milionë vjeçare

Shkencëtarët kanë zbuluar ADN-në dy milionë vjeçare

Shkencëtarët në Qendrën për Gjeogjenetikë të Fondacionit Lundbeck kanë identifikuar ADN-në dy milionë vjeçare të kafshëve, bimëve dhe mikrobeve, të cilat u gjetën në shkëmbinjtë sedimentarë në pikën më veriore të Grenlandës, që përfaqëson një zbulim të pabesueshëm.

Studiuesit thanë sot se fragmentet e ADN-së të zbuluara i përkisnin një sërë kafshësh, duke përfshirë lepujt dhe patat, si dhe bimët, duke përfshirë pemët e plepit, thuprës, si dhe mikroorganizmave, duke përfshirë bakteret dhe kërpudhat.

Sipas drejtorit të Fondacionit Lundbek dhe drejtuesit të studimit që erdhi në këtë zbulim, Eske Willerslev, surpriza më e madhe për shkencëtarët ishte zbulimi i një ish ekosistemi unik – një përzierje e specieve arktike dhe specieve nga zonat më të buta”.


“Mastodoni nuk është gjetur deri më tani në Grenlandë. Askush nuk mund të parashikonte se dy milionë vjet më parë Grenlanda kishte një larmi të tillë bimësh dhe kafshësh, në një kohë kur klima ishte shumë e ngjashme me atë që presim në pak vite për shkak të ngrohjes globale”, tha ai.

ADN-ja është një material vetë-përsëritës që mbart informacion gjenetik në organizmat e gjallë dhe pavarësisht se është shumë i prishur, shkencëtarët kanë zbuluar se në kushtet e duhura mund të mbijetojë për një kohë shumë të gjatë.

Willerslev tha se ADN-ja e vjetër nuk mund të përdoret për të ringjallur speciet e zhdukura, si në filmat e Jurassic Park, por mund të ndihmojë në zbulimin e gjërave të tilla si se si bimët po bëhen më elastike ndaj një klime të ngrohjes.

Lexo edhe

Video