Shkencëtarët japonezë thonë se për një jetë më të gjatë duhet të përdorni këto dy pije

Shkencëtarët japonezë thonë se për një jetë më të gjatë duhet të përdorni këto dy pije

Kombinimi i kafesë dhe çajit jeshil jep rezultate pozitive kur bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve që kanë diabet tip 2, sipas ekspertëve nga Japonia.

Kombinimi i propozuar potencialisht zvogëlon rrezikun e vdekshmërisë dhe është e nevojshme të konsumoni këto pije të paktën një herë në ditë.

Një studim i ri i kryer nga shkencëtarët japonezë në Universitetin Kyushu, si dhe në Spitalin Hakujiuji, ku vëzhguan se si ndikon konsumimi i çajit të gjelbër te njerëzit që tashmë kanë diabet, dha rezultate pozitive.

Ata studiuan 4,923 të anketuar, mosha mesatare e të cilave ishte 66-vjeç dhe hulumtimi zgjati rreth pesë vjet.


Studiuesit zbuluan se njerëzit që pinë më shumë se katër filxhanë çaj jeshil në ditë kishin 40 për qind rrezik më të ulët të vdekjes pas përfundimit të studimit.

Ashtu si çaji jeshil dhe kafeja ka efekt të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së diabetit. Studimi u botua në revistën BMJ Open Diabetes Research & Care.

“Kombinimi i çajit jeshil dhe kafesë uli ndjeshëm vdekshmërinë, deri në 63 për qind,” thanë autorët e studimit.

Ata që pinë katër ose më shumë filxhanë çaj, dy ose më shumë filxhanë kafe patën rezultatet më të mira. Ekspertët këshillojnë që të pini kafe dhe çaj jeshil pa shtuar sheqer dhe qumësht në mënyrë që efekti të jetë i plotë.

Video

error: