Shkëmbimi tregtar Kosovë-Shqipëri, progres dhe pengesa

Shkëmbimi tregtar Kosovë-Shqipëri, progres dhe pengesa

Megjithëse ka një progres në realizimin e marrëveshjeve Kosovë-Shqipëri, ende shfaqen pengesa për bizneset, të cilat nuk rregullohen me këto marrëveshje.

Kështu u tha në tryezën e diskutimit me temën: “Potenciali tregtar Kosovë-Shqipëri: barrierat tregtare dhe zbatimi i marrëveshjeve bilaterale”, të organizuar nga Instituti Riinvest dhe Instituti GAP.

Pothuajse në të gjithë sektorët eksportues të Kosovës ka potencial për rritje të bashkëpunimit tregtar me Shqipërinë.

Në anën tjetër janë identifikuar një mori pengesash të cilat po e pamundësojnë shfrytëzimin e këtij potenciali. Këto pengesa janë kryesisht të karakterit teknik, mirëpo në raste specifike ato shfaqen edhe në formë të barrierave tarifore.


Ndër pengesat kryesore që janë identifikuar në këtë studim përfshijnë dyfishimin e procedurave për mallrat që kalojnë transit në territorin e Shqipërisë, pengesat për skanim të mallrave në portin e Durrësit pavarësisht destinacionit final, tarifa e lartë rrugore, çmimet referente, akcizat diskriminuese, dokumentacione shtesë sanitare dhe fitosanitare, etj..

Visar Vokrri nga Instituti Riinvest, theksoi se në dy vitet e fundit është rritë shkëmbimi tregtar Kosovë-Shqipëri, teksa shtoi se që nga shpallja e pavarësisë janë nënshkruar 13 marrëveshje në fushën e tregtisë mes dy qeverive shqiptare, por pavarësisht nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, ende mbeten një sërë pengesash dhe barriera të ndryshme tregtare.

Berat Thaçi nga Instituti GAP me këtë rast tha se shumë prej problemeve me të cilat përballen bizneset, nuk mund të zgjidhen edhe me marrëveshjet e arritura mes dy qeverive shqiptare sepse nuk janë adresuar në këto marrëveshje.

Riinvest dhe GAP kanë hartuar një studim për vlerësimin e shkallës së zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara tregtare nga Kosova dhe Shqipëria.

Ky studim përmban një vlerësim të potencialit tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë si dhe identifikimin e barrierave tregtare të cilat po e pamundësojnë shfrytëzimin e këtij potenciali.

Lexo edhe

Video

error: