Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Shkëmb Manaj: Sovrani na e ka treguar vendin më 14 shkurt

Shkëmb Manaj: Sovrani na e ka treguar vendin më 14 shkurt

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, ka thënë se  lidershipi i ri i LDK-së duhet të marrë mbi supe procesin e ngritjes së partisë, pas humbjes në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Manaj ka kandiduar për deputet në Kuvendin e Kosovës duke marrë 6 mijë e 473 vota, por që janë të pamjaftueshme për të qenë pjesë e legjislaturës së tetë.

“Lidershipi i ri duhet të merr mbi supe procesin e ngritjes se LDK-së. Ky proces nuk do të jetë i lehtë, por unë mendoj që kemi shtigje dhe nëse duam, mund t’ia dalim. Sovrani na e ka treguar vendin më 14 shkurt. Ai është elektorati ynë që pret nga”, ka shkruar Manaj në Facebook.


Postimi i plotë:

“Të nderuar veprimtarë dhe anëtarë të LDK-së në Istog dhe gjithandej Kosovës,
Miq të nderuar! Tashmë kur u shpallën rezultatet e zgjedhjeve, rezulton se jam kandidati i 18-të më i votuar në kuadër të 110 kandidatëve të listës së LDK-së, me gjithsejtë 6473 vota, por të pamjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit!

Nga zemra ju FALËNDEROJ gjithsecilit prej Jush që keni qenë pjesë e ekipit tim dhe duke më votuar besuat në mua dhe e vlerësuat punën dhe angazhimin tim në Kuvend të Republikës. Përherë ju jam mirënjohës deri në përulësi!

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: