Shkelje ligjore në ShKK, Haxhiu paralajmëron masa ndaj Nehat Thaçit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka përmendur disa shkelje që janë evidentuar për drejtorin e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçin. Për këtë ajo ka paralajmëruar edhe inicimin e procedurave ndaj tij.

“Para disa ditëve ne kemi pranuar në kabinet disa informacione për shkelje brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës. Janë lidhur kontrata dhe janë bërë transfere të paligjshme. Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Help, riparimi i agregateve, procedura e prokurimit, furnizimi me ushqim për qendrën e paraburgimit dhe disa çështje tjera që janë të bëjnë me rekrutime. Sot do të procedojmë për marrjen e masave të drejtorit të shërbimit korrektues”, ka thënë Haxhiu.

Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu ka deklaruar që nënshkrues të kontratës për qiradhënie ka qenë ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtori i SHKK-së, Nehat Thaçi.


“Përmban huqje ligjore me ç ‘rast baza mbi të cilën janë mbështetur nuk jep të drejtën e dhënies në shfrytëzim të parcelës prej 2 hektarë e 12 ari e 17 metra katrorë. Ligji në të cilën janë referuar ka të bëjë me Ligjin për Detyrimet dhe Dispozitat e Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të komunës, e cila përcakton dhe specifikon se pronat që menaxhohen prej institucioneve qendrore nuk mund të jepen në shfrytëzim personave privat e as komunave. Ky gabim i qëllimshëm nuk mund të jetë vetëm gabim, sepse lëshimet e qëllimshme janë krime”, ka shtuar ai.

Sallahu tha se Auditori ka gjetur parregullsi edhe në nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi mes drejtorit Nehat Thaçi dhe organizatës joqeveritare “Help”.

“Në atë marrëveshje Shërbimi Korrektues i ka ndarë 42 mijë euro për organizatën, e cila nuk ka lidhur asnjë kontratë me persona të tjerë, për të realizuar kontratën me Shërbimin Korrektues. Pra, këtu kemi mungesë të lidhjes së kontratës Help dhe personave të tjera, me qëllim të realizimit të komponentëve të caktuar. Përveç kësaj marrëveshja, sipas ligjit, nënshkruhet nga ministri, por ajo marrëveshje jashtëligjshëm është lidhur dhe zbatuar pa nënshkrimin e tij. Si e tillë është nënshkruar vetëm nga Thaçi dhe sipas raportit të Auditorit lë shumë dyshime për keqpërdorime”, shton ai.

Lexo edhe

Video

4 Comments

Komentet janë të mbyllura.