Shkarkohet Valdete Daka

Shkarkohet Valdete Daka

Presidentja Vjosa Osmani shkarkoi sot kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka. Vendimi është marrë sot, pas refuzimit që Daka të jepte dorëheqjen.

“Znj. Valdete Daka i ndërpritet mandati si Kryesuese e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës. 2. Vendimi hyn në fuqi në datën e nënshkrimit”, thuhet në vendim.


Pritet që në orët në vijim të bëhen të ditura edhe arsyet e plotë për këtë vendim.

Më herët gjatë ditës, KosovaPress mësoi se presidentja Osmani i kishte kërkuar dorëheqje Dakës, në këmbim të mirënjohjes publike për punën e saj, mirëpo Daka kishte refuzuar një gjë të tillë.

Daka, intervistën të saj të fundit e kishte dhënë për KosovaPress ku kishte folur rreth përgatitjeve për organizmin e zgjedhjeve dhe se nuk e kishte ndërmend të jepte dorëheqje.

Lexo edhe

Video

7 Comments

Komentet janë të mbyllura.